Pse Agna Leadership Academy?

Shpesh mjedisi ndryshon dhe kompanitë jo. Por nëse nuk përshtaten ndaj ndryshimeve në mjedisin e biznesit, kompanitë do të eklipsohen nga konkurrentët dhe do të dalin nga tregu. Kjo është e vërtetë edhe për punonjësit. Nëse punonjësit nuk ndryshojnë, nuk përshtaten dhe nuk përpiqen për t'u bërë më të mirë çdo ditë, vlera e tyre në organizatë venitet. Nëse duam të jemi konkurrues në tregun e punës, duhet të mësojmë më shpejt, vazhdimisht, të përshtatemi dhe të bëhemi çdo ditë më të mirë.

Disa punonjës thonë se për ta është më mirë të punojnë sesa të marrin pjesë në trajnime. Ata shprehen kështu sepse nuk e kuptojnë rëndësinë e trajnimit. Këta njerëz trajnimin e shohin si diçka jashtë punës, kur në fakt trajnimi i vazhdueshëm është pjesë e punës dhe permiresimi i vazhdueshëm është një nga shtyllat e filozofisë sonë të të bërit biznes.

Një njeri i zakonshëm mëson nga gabimet e tij. Një njeri më i zgjuar mëson nga gabimet e të tjerëve, por më i zgjuari mëson nga sukseset e të tjerëve. Nëpërmjet trajnimit në akademi, ne kemi zgjedhur rrugën më të mirë: të mësojmë nga më të mirët, nga praktikat më të mira, të mësojmë nga ekspertët duke reflektuar dhe duke u përmirësuar vazhdimisht.

Kultura e korporatës përbëhet nga vlerat, bindjet, besimet, normat dhe zakonet, mënyra e vendimmarrjes, klima që e karakterizon organizatën tonë. Të gjitha këto janë baza e trajnimeve të akademisë, e nëpërmjet këtij procesi (trajnimit) kultura jonë formësohet e forcohet më tej.

Trajnimet të rifreskojnë njohuritë, të mësojnë gjëra të reja, të forcojnë bindjet dhe të nxisin kreativitetin.

Trajnimet vendosin standardet: Trajnimet e vazhdueshme dhe me synime të qarta i ndihmojnë punonjësit të kuptojnë objektivat e kompanisë, duke lehtësuar përcaktimin dhe ngritjen e standardeve të performancës.

Trajnimet rrisin fitimet e kompanisë: Trajnimet cilësore garantojnë shtimin e të ardhurave për biznesin. Çdo punonjës i kompanisë e ka të qartë sesi të përballet me situata të ndryshme gjatë punës, sepse ai është trajnuar paraprakisht. Nëse klientët do të marrin vazhdimisht shërbim të shkëlqyer, ata nuk do të rreshtin së bashkëpunuari me kompaninë. Mungesa e trajnimeve mund të shkaktojë paaftësi të punonjësve për të zgjidhur shqetësimet e klientëve, fenomen i cili mund të cënojë marrëdhënien e kompanisë me këta klientë. Standardizimi i ndërveprimit dhe përkujdesjes për klientët falë trajnimeve dhe procedurave të kompanisë, ndikon në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata me ta.

Trajnimet ulin kostot: Falë trajnimeve kompania zvogëlon qarkullimin e punonjësve. Nëse punonjësit dinë saktësisht çfarë të bëjnë në çdo situatë, atëherë ata janë në gjendje të arrijnë të jenë të suksesshëm.

Trajnimet përmirësojnë motivimin e punonjësve falë rritjes së vetëbesimit dhe zvogëlimit të niveleve të stresit, duke e bërë kompaninë një vend më të mirë pune. Gjatë trajnimeve punonjësit njohin më mirë kolegët e departamentit të tyre dhe të departamenteve të tjera, duke përmirësuar kështu edhe nivelin e punës në skuadër brenda organizatës.

Trajnimet ndihmojnë në vendosjen e parametrave të qartë për performancën, duke e bërë më të lehtë vlerësimin dhe shpërblimin e punonjësve të cilët kanë performancë shumë të mirë.

Trajnimet rritin shpejtësinë dhe saktësinë në vendimmarrje. Duke u trajnuar në drejtim të: aftësive teknike; besimeve (qëndrimeve); sjelljeve; njohjes së vetvetes, rritet qartësia dhe bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë vendimmarrja.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+
Show Buttons
Hide Buttons