Trajnime të tjera

Agna Leadership Academy u krijua me qëllim që të zgjidhte dhe plotësonte nevojat e kompanisë të lidhura me procesin e mësimit, ndryshimin e sjelljes së punonjësve duke forcuar kulturën e organizatës, si dhe përmirësimin e performancës së punonjësve.

Për të arritur këto objektiva kaq të rëndësishëm, është e kuptueshme që nuk mjaftojnë vetëm njohuritë që përftohen nga sistemi formal i edukimit i ofruar nëpërmjet programeve të akademisë.

Agna Leadership Academy, në bashkëpunim me trajnuesit e akademisë, me personalitete të shquara në fushën e biznesit, shkencës apo në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare të Agna Group, në mënyrë të vazhdueshme organizon për punonjësit e kompanisë trajnime. Këto trajnime kanë si objektiv kryesor rifreskimin apo përditësimin e njohurive si përsa i takon qëndrimeve (qasjeve, sjelljeve, etj…) ashtu edhe për rritjen e aftësive profesionale (ekspertizës). (Për më shumë informacion referoju seksionit “Evente”)

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+
Show Buttons
Hide Buttons