Programi i zhvillimit të lidershipit

Në këtë program përfshihen të gjithë punonjësit e kompanisë pa përjashtim. Programi ka 9 module, me fokus: -   Vlerat bazë. Sistemi i bindjeve për sukses të Agna Group -   Komunikim dhe puna në skuadër; -   Si të bëhesh profesionist në shitje; -   Vetëdisiplina dhe menaxhimi i kohës; -   Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi; -   Roli i marketingut dhe kreativiteti; -   Ligjet e suksesit dhe burimet njerëzore; -   Eshtë rruga jonë; -   Sjellja e pëlqyeshme & mençuria në komunikim.Çelësi i harmonisë dhe i suksesit; Secili prej moduleve si rregull zhvillohet në dy ditë dhe drejtohen nga trajnues vendas dhe të huaj, nga brenda dhe jashtë Agna Group. Dita e parë apo dita e leksioneve, konsiston në transmetimin e njohurisë nga trajnuesit në sallën e trajnimit ku marrin pjesë rreth 100 punonjës. Dita e dytë apo dita e bashkëbisedimit, konsiston në një bashkëbisedim dhe thellim në materialin e modulit përkatës. Ky bashkëbisedim zhvillohet në grupe prej 25-30 punonjësish dhe drejtohet nga një moderator që si rregull është një prej trajnuesve të akademisë. Në fund të ditës së dytë zhvillohet një testim për të matur nivelin e njohurive të përftuara. Çdo punonjës i kompanisë duhet t'i përgjigjet saktësisht jo më pak se 50% të pyetjeve të testimit që të vlerësohet se ka përftuar nivelin e duhur të njohurive. Pas përfundimit me suskses të të gjithë moduleve të Programit të Zhvillimit të Lidershipit, punonjësit pjesëmarrës në këtë program pajisen me një certifikatë. Punonjësit e kompanisë duhet të përfundojnë me sukses të tetë modulet e akademisë brenda një periudhe 2 vjeçare nga data e fillimit të marrëdhënies së punës. Nëse një punonjës nuk e arrin një objektiv të tillë, atëherë kjo mund të konsiderohet si një shkak i arsyeshëm për zgjidhjen e kontratës së punës.
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+
Show Buttons
Hide Buttons