Programi i lidershipit menaxherial

Në këtë program përfshihen drejtuesit e të gjitha niveleve të Agna Group. Fokusi i këtij niveli do të jetë rritja e nivelit profesional të stafit drejtues së kompanisë nëpërmjet rritjes së njohurive në fusha të tilla si:  -  Objektivat, mendimi strategjik dhe zbatimi;  -  Kontabiliteti financiar;  -  Kontabiliteti i drejtimit;   -  Menaxhimi i shitjeve;  -  Menaxhimi i ndryshimit ;  -  Menaxhimi i sistemeve të informacionit;  -  Menaxhimi i projekteve;   -  Sjellja organizative;  -  Menaxhimi marketing;  -  Lidershipi; Programi i Lidershipit Menaxherial si rregull i zhvillon modulet në dy ditë, në grupe që nuk i kalojnë 40 pjesëmarrës dhe drejtohen kryesisht nga trajnues vendas dhe të huaj nga jashtë Agna Group. Gjatë zhvillimit të këtyre moduleve nga ana e trajnuesve jepen për pjesëmarrësit edhe detyra (punime) individuale dhe në grup. Në fund të ditës së dytë zhvillohet një testim për të matur nivelin e njohurive të përftuara, testim i cili përbën jo më shumë se 50% të vlerësimit të punonjësit pjesëmarrës në këtë program. Pjesa tjetër e vleresimit vjen nga rezultatet në detyrat (punimet) individuale ose në grup. Pas përfundimit me suskses të të gjithë moduleve të Programit të Lidershipit Menaxherial, punonjësit pjesëmarrës në këtë program pajisen me një certifikatë. Drejtuesit e kompanisë duhet të përfundojnë me sukses të dhjetë modulet e Programit të Lidershipit Menaxherial brenda një periudhe 3 vjecare nga data e fillimit të marrëdhënies së punës në pozicion drejtuesi. Nëse një drejtues nuk e arrin një objektiv të tillë, atëherë kjo mund të konsiderohet si një shkak i arsyeshëm për zgjidhjen e kontratës së punës.
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+
Show Buttons
Hide Buttons