Programi i lidershipit global

Për të përmbushur misionin dhe objektivat e saj vizionare, Agna Group duhet të përballet me sfida të reja, tashmë në një territor më të gjerë se Shqipëria, pra të synojë të shtrihet në rajon dhe më gjerë. Këto sfida kërkojnë edhe njerëz të përgatitur për to. Pikërisht për këtë arsye është dizenjuar edhe Programi i Lidershipit Global, ose Niveli i Tretë i Agna Leadership Academy. Në këtë program, i cili do të drejtohet vetëm nga tranues të huaj dhe rrjedhimisht zhvillohet vetëm në gjuhën angleze, do të përfshihen drejtuesit më të lartë të Agna Group, si dhe drejtuesit potencialë të projekteve të kompanisë në rajon e më gjerë. Aktualisht Programi i Lidershipit Global është në fazën e ndërtimit të tij dhe pritet të startojë në fillim të vitit 2018.
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+
Show Buttons
Hide Buttons