Kontributi për komunitetin

Agna Leadership Academy u krijua në bazë dhe në përmbushje të vizionit të Agna Group. Pjesë e misionit të kompanisë është edhe kontributi për komunitetin, si pjesë e përgjegjësisë sociale e organizatës. Në këtë kuadër, Agna Leadership Academy ofron në mënyrë të vazhdueshme, për persona të tretë (pra nga jashtë Agna Group), të njëjtat trajnime si për punonjësit e saj. Kështu,  të gjithë trajnuesit e huaj të cilët kontribuojnë në programet e akademisë, apo që e vizitojnë akademinë, ftohen të trajnojnë persona jashtë kompanisë, në evente njëditore. Në këto evente ftohen të marrin pjesë të gjithë personat e interesuar pas asnjë kufizim, falas apo kundrejt një pagese simbolike. (për më shumë informacion referoju seksionit “Evente”)
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+
Show Buttons
Hide Buttons