Claude Varley

CEO i kompanive Varley & C° dhe Somodi. ‎Profesor i Kontabilitetit Financiar dhe Menaxherial, Buxhetimit dhe Analizës së Kostove

Profesori Claude Varley ka mbi tridhjetë vjet përvojë menaxheriale në industri të ndryshme ku ka punuar si: Asistent i nënkryetarit, për Kontrollin dhe Financat në kompaninë American-Standard, Presidenti i American Hospital Supply Corporation, Benelux, President i kompanive të Coca-Cola Bottling për Francën Jugore, etj. Ai ka shërbyer si President i Bordit të Drejtorëve të Shkollës Ndërkombëtare Amerikane në Nice, si President Dhomës Amerikane të Tregtisë së Monakos dhe si nënkryetar i Ambasador Club Monaco. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit ai ka dhënë kontributin e tij edhe si pedagog dhe konsulent në Kontabilitet, Financë dhe Burime Njerëzore. Claude Varley ka lektuar dhe lekton në universitete të shumta dhe shkolla të ndryshme biznesi në Evropë (në Zvicër, Serbi, Greqi, Republikën Çeke, Shqipëri dhe Monako). Në seminaret që ai drejton trajtohen temat e Kontabilitetit Financiar, Kontabilitetit menaxherial, Menaxhimit Financiar si dhe Buxhetimi, Auditimi, Kontrolli i Brendshëm etj. Claude Varley është President i kompanive Varley & C° dhe Somodi, në Monaco.
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+