Ahmet Shala

Ka kryer studimet e larta dhe master për administrim biznesi në Universitetin e Prishtinës. Më pas ka ndjekur studimet doktorale në Vaxjo University (Suedi) dhe në Universitat Autonom de Barcelona (Spanjë). Ahmet Shala ka lektuar statistikë, metoda sasiore dhe modele marketingu në Universitetin e Prishtinës, si dhe në universitete të ndryshme europiane dhe amerikane, si: London School of Economics, Harward University, etj. Ai është themelues dhe drejtues i Cambrige School në Kosovë, me degë edhe në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Ahmet Shala ka mbuluar pozicione të rëndësishme brenda dhe jashtë Kosovës, në pozicione të tilla si: Ministër i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë e parë të Kosovës, Ambasador i Republikës së Kosovës në Japoni, etj.
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Google+